Sulmues slloven për Partizanin

0
SHPËRNDAJE

daliborPartizani ka njoftuar afrimin e sulmuesit slloven Dalibor Volas, një lëvizje mjaft e mirë e të kuqve para ndeshjes me Ferencvarosh.

Ja njoftimi i klubit të kuq:

“Dalibor Volas është lojtar i Partizanit . Sulmuesi nga Sllovenia ka arritur akordin me të kuqtë teksa ka firmosur me klubin një kontratë 1 vjeçare. 29-të vjeçari gëzon një CV të pasur, pasi ka qenë pjesë e disa prej klubeve të njohura si Koper , Maribor, Debrecen , Sherif Tiraspol dhe gjithashtu ka qenë pjestar ekipit përfaqësues U 21 të Sllovenisë. Volas është pjesë e listës së Champions League dhe tashmë do të jetë në shërbim të skuadrës që për sfidën e 13 Korrikut që Partizani do të luaj ndaj Ferencvarosh në “Elbasan Arena” të Elbasanit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.