Sulmuesi 19 vjeçar debuton në Slloveni

0
SHPËRNDAJE

FCKP_030222016_fotoVojkoRotar-9545
Fabian Lokaj

Duket se kampionati slloven po kthehet në njërin nga më të preferuarit për tu përdorur si pikënisje për karrierën sportive për futbollistët shqiptarë teksa këtë fundjavë ka bërë debutimin e radhës në futbollin profesionist në rang klubesh Fabian Lokaj, që ka hyrë në lojë në ’61 në ndeshjen Koper – Velenje të përfunduar 0-1.

Lokaj është anëtar i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë U-19 dhe më parë ka luajtur në U-17. Ai ka dalë nga shkolla zvicerane e futbollit, nga akademia e Young Boys. Te Koper ai luan përkrah shqiptarit tjetër Hysen Memolla.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Françesk Tahiraj luajti si titullar për Zavrc në barazimin pa gola ndaj Celje, dhe u zëvendësua në ’73 ndërsa po pa gola u ndanë edhe dy vendet e para, Maribor ndaj Olimpija. Te Maribor ka kaluar shqiptari Valon Ahmedi i cili mungoi në këtë takim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.