Sulmuesi Arlind Kalaja: Vllaznia e vendosur për të fituar me Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Për Vllazninë, pasditja e nesërme do të dhurojë një sfidë shumë të fortë, atë ndaj Flamurtarit që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqeblutë janë munduar ta përgatisin siç duhet këtë takim dhe tashmë çdo gjë duket gati.

Në pragndeshje si zakonisht, është një nga pjesëtarët e skuadrës që del në konferencë për shtyp dhe stafi sot kishte përzgjedhur për të dalë para gazetarëve sulmuesin anësor Arlind Kalaja. Ai ka folur për këtë sfidë, për tifozët por edhe ndeshjen e kupës ndaj Teutës.

“Nesër ndeshja me Flamurtarin është një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin tonë për ecurinë e skuadrës tonë. E kemi vlerësuar maksimalisht edhe kemi punuar gjatë gjithë javës që ditën e ndeshjes të japim rezultat sa më pozitiv dhe të japim maksimumin.

Ne për çdo ndeshje mundohemi për të marrë maksimumin në lojë dhe rezultat dhe kështu besoj se do të ndodhë edhe këtë herë. Përballje me vlonjatët është një ndeshje shumë e rendësishme në të cilën na bën punë vetëm fitorja.

Tifozat e Vllaznisë janë shpirti i kësaj skuadre. Jo vetëm këtë ndeshje por edhe ndeshjet e tjera ne kemi nevojë për përkrahjen e tyre, sepse ato janë forca jonë.

Normalisht ne kemi pretendimet tona edhe në Kupë dhe për këtë gjë do të bëjme më të mirën e mundshme. Besoj që me pak përkushtim ne do mundemi që të ecim më përpara”– ka thënë ai.

Kalaja këtë sezon nuk ka qenë në formën e tij më të mirë dhe këtë e pranon edhe vetë. Poashtu, deklaron se edhe mungesa e golit e ka shqetësuar jo pak por të gjitha këto sipas tij do të marrin zgjidhje.

“Po kam pasur pak probleme jo pak por kam pasur dëmtime që më kanë lënë pak prapa. Jam duke punuar fort në stërvitje për të arritur formen time optimale për t’i shërbyer sa më mirë ekipit tim, Vllaznisë.

Goli këtë kampionat vërtetë më mungon sepse për një futbollist ai shërben për ta rritur sa më shumë nga ana morale. Por besoj se shumë shpejt do ta gjej golin dhe ajo ç’ka është e rëndësishme poashtu, uroj që të jenë po aq përcaktues sa edhe sezonin e kaluar për ekipin tim”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Vllaznisë, Arlind Kalaja. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.