Sulmuesi belg prish kontratën me Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
loading...

Marvin Ogunjimi ka shkëputur zyrtarisht kontratën si lojtar i Skënderbeut.

Burime të sigurta të minuta90.com bëjnë me dije se, sulmuesi belg ka ndërprerë ditën e djeshme kontratën me klubin korçar, ndërsa në ditët në vijim pritet të jetë vetë klubi juglindor që të zyrtarizojë shkëputjen e marrëveshjes.

Ogunjimi ka luajtur 165 minuta me Skënderbeun, por pa arritur të lërë gjurmë, duke mos shënuar asnjë gol. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU