Sulmuesi humbet sezonin, por Klop …

0
SHPËRNDAJE

Liverpuli duket se nuk do të ketë shërbimet e sulmuesit belg

divock-origi-liverpoolDivok Origi për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi u dëmtua mesjavën e kaluar në derbin e Merseyside përballë Evertonit si pasojë e një ndërhyrje brutale të Funes Morit. Analizat e kryera nga sulmuesi 21-vjeçar kanë treguar se ai ka dëmtuar rëndë kaviljen dhe duhet të qëndrojë deri në 6 javë larg fushave. Kjo do të thotë se praktikisht sezoni në Premier është i mbyllur për të.

Por trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop duke folur në prag të ndeshjes në Premier sot pasdite kundër Njukasëllit ka deklaruar se Origi mund të kthehet në fushë përpara se sezoni të ketë mbaruar. “Origi ka pësuar një dëmtim serioz, por nuk mund të themi se ka përfunduar sezoni për të.

“Çfarë të them? Ne do të provojmë gjithçka, por duhet të punojmë me të dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Shikoni kam qenë vetë në të tilla pozita dhe jam kthyer shumë më shpejt në fushë, ndaj të presim”- ka thënë Klop.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.