Sulmuesi i Hamburgut në spital, i këput gjuhën bashkëshortja

0
SHPËRNDAJE

rudnevs-hamburg
Artjoms Rudnevs

Artjoms Rudnevs është një sulmues letonez shumë i njohur në Bundesligë, aty ku luan që prej vitit 2012 me Hamburg, por një episod i pakëndshëm që i ka ndodhur të martën me siguri që do e bëjë edhe më të famshëm. Futbollisti 27-vjeçar pati një sherr me gruan mbrëmjen e së martës që nuk përfundoi mirë për të.

Sipas ‘Bild’, Rudnevs dhe bashkëshortja e tij me emrin Santa kanë nisur një diskutim të ashpër me njëri-tjetrin në rrugë dhe papritur gruaja i është hedhur sipër dhe i ka kafshuar gjuhën. Rudnevs shkoi me urgjencë në spital, aty ku mjekët i qepën gjuhën që për pak sa nuk u këput nga sulmi i së shoqes. Lojtari u shtrua në spital me emër të rremë, por lajmi gjithsesi u përhap. (Gazeta: Dyrrah).

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.