Sulmuesi i Juventus drejt Spanjës

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ E ardhmja e Fernando Llorentes duket gjithnjë e më larg Juventusit. Pasi siguroi shërbimet e Mandzukić dhe Dybalës, tashmë sulmuesi spanjoll është zgjedhja e katërt e trajnerit Allgeri, kjo pasi një vend titullari e ka edhe sulmuesi tjetër spanjoll Alvaro Morata. Pas kësaj situate, gjigandi Llorente po mendon seriozisht largimin nga kampionët e Italisë. Interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe klubi i Seviljes, dhe trajneri Unai Emery duket se e dëshiron me patjetër sulmuesin në skuadër. Klubi andaluz është i gatshëm të paguajë rreth 4.5 mln euro për shërbimet e tij. Tani mbetet për t’u parë edhe përgjigja e Juventusit, teksa Beppe Marotta pritet të udhëtoje drejt Spanjës pikërisht për këtë çështje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.