Sulmuesi i Kairatit: Nuk e llogarisim Skënderbeun. S’kanë lojtar cilësor

0
SHPËRNDAJE

Europa League / Sulmuesi kryesor i Kairatit, Xherard Gohu, ka thumbuar ekipin e Skënderbeut gjatë konferencës së ditës së djeshme për mediat. Ai ka thënë se do të shënojë më shumë se 1 gol përballë korçarëve dhe se kualifikimi është i sigurtë.

Sulmuesi i ekipit mik u shpreh gjithashtu se Skënderbeu nuk ka lojtarë cilësorë.

“Ne kemi ardhur për të fituar dhe do të kërkojmë ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt. Humbëm shansin për të fituar ndeshjen e parë, por do të hyjmë në fushë për të fituar dhe për t’u treguar këtyre se si mund të fitohet një ndeshje.

Kemi ardhur për të fituar dhe do të fitojmë nesër, është e sigurt. Ata nuk kanë lojtarë cilësorë. Ne jemi lojtarët më të mirë dhe do të fitojmë. Nesër do të hyjmë në fushë për të dominuar. Do të shënoj më shumë se një gol”, ka thënë ai.

Skënderbeu do të luajë sonte në orën 20:00 përballë Kairat Alimatit ndeshjen e dytë, ku do të përcaktohet se cila nga skuadrat do të vazhdojë rrugën europiane, ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1 në Kazakistan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.