Sulmuesi i Milanit zgjedh skuadrën e re

0
SHPËRNDAJE

Carlos Bacca ka vendosur të largohet nga skuadra italiane, Milan.

Pas transferimeve të shumta të Milanit, Bacca më nuk shihet si një futbollist i formacionit bazë. Kësisoj kolumbiani ka konfirmuar se do të largohet nga ‘Rossonerët’ gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Milan ka pranuar disa oferta nga Turqia për sulmuesin por Bacca i ka refuzuar ato.

E përditshmja franceze L’Equipe ka bërë me dije se kolumbiani kërkon t’i bashkohet gjigantit francez Olympique Marseille.

Milan kërkon së paku 20 milionë euro nga shitja e ish-anëtarit të Sevillës.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe skuadra angleze West Ham United.

Carlos Bacca duke festuar golin

S'KA KOMENTE

Comments are closed.