Sulmuesi i Napolit, Higuain arrin marrëveshjen me Juventusin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

juveSulmuesi argjentinas që fitoi ‘Këpucën e Artë’ në kampionatin e shkuar, flitet se ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

Marrëveshja ka të bëjë me një pagë prej 7.5 milionë euro në vit. Vëllai i tij që është edhe menaxher i lojtarit e ka konfirmuar marrëveshjen.

Juventusit i mbetet që të kryej marrëveshjen me Napolin dhe për këtë ka disa opsione.

Zonja e Vjetër mund të ofrojë disa lojtarë që pëlqehen nga napoletanët si Roberto Pereyra , Daniele Rugani, Mario Lemina, Kwadwo Asamoah e Stefanio Sturaro.

Napoli mund të zgjedh dy nga këta lojtarë për ta ulur çmimin e Higuain.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.