Sulmuesi i Skënderbeut: Si ju shkaterrua karriera për 7 minuta

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Pyetja 1 milion dollarëshe: A do të rilindë tek Skënderbeu?
Superiorja / Një faks i dërguar me vetëm shtatë minuta vonesë i prishi karrierën sulmuesit Marvin Ogunjimi në vitin 2011. Lojtari, që pritet të prezantohet sot si goditja më e bujshme e Skënderbeut në merkaton e janarit, ishte vetëm 23 vjeç kur u ble nga klubi i La Ligas spanjolle, Mallorca.

Ogunjimi ka qenë pjesë e Genkut në kampionatin belg nga periudha 2004-2011.

Gjashtë vite më parë shpërtheu, teksa u grumbullua nga Kombëtarja e Belgjikës dhe në vetëm 7 ndeshje shënoi 5 gola. Statistika mbresëlënëse për një lojtar që ishte i predispozuar për t’u bërë yll, por që e ndoqi fati i keq.

Tersi nisi në merkaton e verës së vitit 2011, kur Majorka bleu kartonin e lojtarit te Genku dhe klubi belg vonoi me shtatë minuta faksin, duke djegur këtë transferim.

Sipas asaj që raportojnë mediat belge, në atë periudhë Ogunjimi u zhgënjye pa masë dhe dyshoi se kjo ishte bërë me qëllim nga klubi belg. Gjithsesi, pas gjashtë muajsh pa ekip, sulmuesi iu bashkua Majorkës në vitin 2012, por forma e tij nuk ishte si më parë, kur shkëlqente me Kombëtaren belge.

Luajti vetëm 7 ndeshje me ekipin spanjoll, për t’u larguar më pas në formë huazimi tek ekipe si Standart Liezhi, Bershot dhe Heverle në Belgjikë deri në vitin 2014. Pasi përfundoi kontratën, Ogunjimi u la i lirë nga Majorka dhe kërkoi të rilindte në Norvegji, aty ku me Stromsgodset shënoi 8 gola në 2 vite.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.