Sulmuesi i Vllaznisë firmos me Pescarën

0
SHPËRNDAJE

Arlind Kalaja duke firmosur
Arlind Kalaja duke firmosur

Legjionarët/ Vazhdon transferimi i lojtarëve shqiptarë në futbollin italian. I fundit që ka firmosur në Itali është futbollisti i Vllaznisë, Arlind Kalaja, i cili ditën e sotme ka firmosur per ekipin Pescarës në Itali. Sulmuesi i talentuar shkodran do t’i bashkohet Ledian Memushajt në Serie B teksa lojtari i Kombëtares është edhe kapiteni i kësaj skuadre.

Ai pritet që të jetë njeriu që do të ndihmojë Kalajën të ambjentohet me ekipin e ri. Kontrata e firmosur mes palëve është dy vjeçare dhe padyshim që është një hap shumë i madh në karrierën që lojtari sapo ka nisur. Tashmë ai do t’i bashkohet “kolonisë” së lojtarëve shqiptarë në këtë kampionat, ku veç Memushajt e presin edhe Vajushi, Ujkani, Sakaj, Basha dhe Strakosha.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.