Sulmuesi Kufre Ebong del në stërvitje me Kukësin

0
SHPËRNDAJE

Kufre Ebong, nigeriani që mbërriti të martën në Shqipëri, ka dalë në stërvitje me Kukësin ditën e sotme.

Sulmuesi, i cili shihet si një lojtar me shumë perspektivë, është vendosur tashmë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka, teksa ai u afrua në këtë merkato dimri nga klubi verilindor dhe nga sot ai ka nisur aventurën me skuadrën e tij të re. Ebong ka zhvilluar përgatitje veçmas grupit fillimisht dhe më pas ka vijuar ushtrimet me grupin.

Nga sa bëjnë me dije burime të sigurta të minuta90.com,  pritet që sulmuesi të prezantohet. Marrëveshja me të është arritur prej kohësh, por problemet me dokumentacionin bënë që ai të vinte me vonesë në Shqipëri. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.