Sulmuesi Mario Morina drejt kthimit te Tirana

0
SHPËRNDAJE
loading...

Mario Morina bëhet gati t’i japë lamtumirën skuadrës së Kamzës. Edhe pse sulmuesi shihej si një ndër pikat kyçe të skuadrës që u ngjit nga Grupi A i Kategorisë së Parë në Kategorinë Superiore, Kamza, duket se nuk do të vijojë më me ta.

Edhe pse ai zhvilloi një sezon të mirë duket se nuk kanë bindur sulmuesin që të qëndrojë te ky ekip edhe në Kategorinë Superiore. Morina ka shprehur dëshirën të largohet dhe duket se ka marrë përgjigjen pozitive nga klubi i tij.

Ashtu siç pritej, lojtari ka filluar menjëherë kontaktet me Tiranën, skuadër nga Akademia e të cilës ka dalë dhe ku bëri emër në fillimet e karrierës së tij. 24-vjeçari luajti fillimisht me Tiranën, para se të shkonte për pak muaj te Skënderbeu në sezonin 2013-2014, ndërsa veshi përsëri fanellën bardheblu në vijim, deri në verën e vitit 2015.

Që nga atëherë, ai ka luajtur me Flamurtarin, Kukësin dhe së fundmi Kamzën, duke u bërë gati tashmë të kthehet përsëri në shtëpinë e tij. Sulmuesi Mario Morina mund ta ndihmojë Tiranën të zgjidhë disi problemet në repartin e avancuar i cili ka lënë shumë për të dëshiruar në këtë sezon. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU