Sulmuesi Pepa largohet nga Vllaznia, ja skuadra e re

0
SHPËRNDAJE


Pas Ditmar Bicajt dhe dy malazezëve Stefan Cicmil e Jasmin Agoviç (nuk janë më të preferuar në Shkodër), sulmuesi lushnjar Brunild Pepa pritet të jetë futbollisti i katërt, që largohet nga Vllaznia. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar ngaqë nuk ka gjetur hapësirat e duhura në sezonin e tij të parë me fanellën kuqeblu. Destinacioni i radhës për të duket se do të jetë ekipi i qytetit të lindjes, Lushnja. Rikthimi i saj në Superiore ka ardhur në momentin e duhur dhe Pepa pritet të luajë me të në sezonin e ri.
Kontrata e tij me Vllazninë ka qenë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi, por asnjëra palë duket se nuk ka dëshirë të vazhdojë më tej. Ashtu siç mund të ketë pakënaqësitë e veta lojtari për mosaktivizimin aq sa duhet me këtë skuadër, edhe drejtuesit e saj kuptohet që kanë dalë të pakënaqur nga rendimenti i këtij futbollisti. Në sezonin e fundit ai ka qenë në fushë në 16 ndeshje, duke luajtur në total 856 minuta, por pa shënuar asnjë gol. Dhe për një sulmues kjo natyrisht është diçka që nuk shkon. Për këtë arsye, ai ka vendosur të largohet, por natyrisht që është i kënaqur, sepse do të rikthehet tek Lushnja e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.