Sulmuesi Tomislav Busiç rikthehet te Flamurtari

0
SHPËRNDAJE

15272094_1274306689311517_4426711775984138324_oNdodhi ajo që pritej. Pas lajmit për shpërndarjen e pagave, sulmuesi Tomislav Busiç është rikthyer në Vlorë.

Më 15 nëntor Busiç u largua, pasi kishte tre muaj që nuk paguhej. Sulmuesi kishte paralajmëruar klubin përmes avokatit të tij, duke bërë edhe një shkresë zyrtare.

Pas dy javësh larg skuadrës, mësohet se dje Busiç ka mbërritur në Shqipëri dhe sot ka dalë nën urdhrat e trajnerit Gentian Mezani. Nga ana tjetër, deri më 1 dhjetor kishte vendosur ultimatum edhe mesfushori, Donjet Shkodra.

Por, si për koinçidencë, në po këtë datë, klubi hap “thesin” duke dhënë pesë paga. Në këto kushte, tashmë në Vlorë lojtarët janë më të qetë dhe më të motivuar për vazhdimësinë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.