Sulmuesin Artur Magani e duan në Kamëz

0
SHPËRNDAJE

Trajneri Ramadan Ndreu do vazhdojë të drejtojë skuadrën e Kamzës, ndërkohë që një pjesë e mirë e lojtarëve që e mbyllën sezonin do të rinovojnë kontratat. Klubi ende nuk ka nisur bisedimet për ta bërë diçka të tillë, por kjo nuk do të vonojë, pasi edhe lojtarë duan të dinë situatën e tyre dhe të vendosin për të ardhmen.

Kështu, numri i largimeve nuk do të jetë i madh, ndërkohë që do të ketë edhe afrime. Sipas disa burimeve të sigurta të minuta90.com, një emër që po përmendet gjatë kësaj periudhe është ai i sulmuesit Artur Magani, 22-vjeçari që u largua para pak ditësh nga Teuta.

Për sulmuesin peqinas do të ishte një rikthim në Kamzë, pasi ai ka luajtur aty për gjashtë muaj në sezonin 2013-2014, ku shënoi edhe tre gola. Sezonin e shkuar, Magani ishte pjesë e “djemve të detit”, ku shënoi edhe tre gola.

Përveç sulmuesit Magani pritet të ketë edhe afrime të tjera të rëndësishme, pasi dihet se Superiorja është mjaft e vështirë dhe duhet një kontingjent i pasur me lojtarë dhe këtë e di mjaft mirë trajneri Ramadan Ndreu, që sezonin e fundit drejtoi për disa javë edhe skuadrën e Laçit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.