Sulmuesit shqiptarë thyejnë rekorde

0
SHPËRNDAJE

Nuk është mirë të flasim para kohe por edhe pa e nënvizuar si fakt nuk mund ta lëmë se aty ku prej vitesh kemi caluar më së shumti, futbollistët shqiptarë po dallohen më tepër në këtë sezon si asnjëherë tjetër.

Janë plot tre legjionarë që kryesojnë listën e shënuesve në vendet ku luajnë dhe ndonëse jemi ende në javët e para, rezultatet janë befasuese.

Në Rumani kemi shpërthimin e Azdren Llullakut që vetëm në 15 javë ka shënuar më tepër se në gjithë karrierën e tij, në Rusi kemi shpërthimin e Balës që tashmë e ka kthyer golin me kokë në specialitetin e tij por jo keq edhe me këmbë, në Australi edhe pse prej kohësh larg Kombëtares kuqezi kemi rikonfirmimin e Besart Berishës që nuk po di të plaket, por të mos harrrojmë edhe Gashin në Amerikë që arriti dyshifrorin me 10 gola.

Por jo vetëm jashtë po dallohen sulmuesit pasi pas disa sezonesh shterpë, në krye të klasifikimit pas 10 javëve të para kemi dy sulmuesit e huaj, Pejic dhe Ekuban, ndërsa më poshtë vijojnë sulmuesit shqiptarë Salihi, Taku dhe Donjet Shkodra nga Kosova.

E pa harruar mbrojtjen apo mesfushën, ndaj Izraelit sytë i kemi kryesisht te reparti ynë i sulmit.

14971370_10153937854296770_1317203726_n 14877794_10153937854331770_1524677956_n

14971911_10153937854281770_761172856_n

 

14961504_10153937854241770_1998905689_n

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.