Super Bacca rikthen Milan tek fitorja (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Milan ka refletkuar shumë pas asaj humbje në derbi ndaj Inter, dhe është rikthyer menjëherë tek fitorja. Kuqezinjtë kanë triumfuar përballe Palermos në një ndeshje mjaft të bukur e cila përfundoi me rezultatin 3-2. Mjaft gola dhe spektakël ishin kryefjala e kësaj ndeshje, ku portagonisti kryesor ishte sulmuesi Carlos Bacca ke dopietën e tij, ndërkohë që po një dopietë shënoi edhe Hiljemark i Palermos. Milan e nis mirë takimin pasi Bacca në superfomë shënoi golin e parë në minutën e 20′.
image
Palermo nuk u dorëzua dhe mesfushori Hiljemark do të barazonte shifrat në 1-1 në minutën e 32′. Teksa mendohej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, ka qëne mesfushori i Milan, Bonaventura që ka realizuar golin e dytë për kuqezinjtë duke i dërguar skuadrat në pushimin e ndeshjes me rezultatin 2-1. Pjesa e dytë nis sërisht mirë për Milan, por është Palermo ajo që trondit kuqezinjtë, pasi Hiljemark do të barazonte shifrat në 2-2 në minutëne 72′. Kur të gjithë menduan se kjo sfidë u ndërlikua, Carlos Bacca me petkun e liderit shënon golit e tretë për ekipin e tij dhe te dytin personal në minutën e 75′. Me golin e Baccës, kuqezinjtë marrin fitoren e dytë në shtëpi dhe arrijnë në kuotën e 6 pikëve.

https://youtu.be/A89BAFZGuHA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.