Super Hasani, Shkëndija kalon Rabotniçkin dhe merr kreun (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageShqiptaria/ Shkëndija e Tetovës nuk di të ndalet në Maqedoni teksa ka arritur të marrë sërisht një fitore tepër bindëse ndaj Rabotniçkit. Të udhëhequr nga super kapiteni i tyre Ferhan Hasani, i cili shënoi një tregolësh në këtë sfidë, Shkëndija nuk po njeh rivalë në kampionat teksa tashmë ka marrë edhe kreun e renditjes. Të ndodhur dy herë në disavantazh të një goli, ekipi kuqezi nga Tetova nuk e ka humbur toruan teksa ka përmbysur rezultatin me anë të Hasanit.

imageIlijovksi kaloi Rabotniçkin, por Hasani barazoi në minutën e 18′ për t’a mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1. Pjesa e dytë filloi sërisht me gol për Rabotniçkin që shënon me anë të Trajçevskit në minutën e 49′ duke kaluar ekipin e tij në avantazh, por një dopietë e shpejtë e kapitenit Hasani brënda dy minutash 61′ dhe 63′ duke përmbysur rezultatin. Goli që vulosi këtë fitore të mrekullueshme me “aromë” kreu, u shënu nga Vrucina në minutën e 72′ për të mbyllur krejt takimin me rezultatin 2-4.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.