Super Ibra eleminon Chelsean, Benfica përmbys në Rusi (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageChampions League/ Nuk ka surpriza në Londër, PSG mposh Chelsean dhe kualifikohet për në çerekfinale. Skuadra fanceze fitoi dhe ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1 duke e mbyllur kështu rezultatin e përgjithshëm në 4-2. Ndeshja në “Stemford Bridge” ishtte mjaft e bukur dhe e luftuar teksa filloi menjëherë me gol. Në minutën  17′-të lideri i Parisit, Zlatan Ibrahimovic jep një asist për Rabiot i cili nuk fal duke mposhtur portierin Curtois. Gjithçka u duk e thjeshtë për PSG, por në minitën e 27′ Diego Costa do të barazonte shifrat duke rihapur edhe njëherë ndeshjen. U duk se londinezët e gjetën veten, por për t’a rimbyllur ndeshjen mendoi vetë Ibrahimovic. Në minutën  67′  gjigandi suedez e dërgon topin në rrjetë duke përmbysur shifrat. 1-2 dhe këtu çdo gjë merr fund. Chelsea eleminohet nga Champions League, ndërkohë PSG konfirmohet pretendente.

Nga ana tjetër skuadra e Benficës ka arritur të bëjë surprizën në Rusi teksa mposhti Zenitin në fushën e vet. Portugezët arritën të përmbysin rezultatin e pjesës së parë ku rusët kaluan në avantazh duke barazuar shifrat e përgjithshme. Në fraksionin e dytë të lojës skuadra luzitane shënoi dy herë me anë të Gaitan në minutën e 85′ dhe me Talisca në të 96′-ën për t’i dhënë kualifikimin në çerekfinale skuadrës së Benfikës. Ndërkohë Zenit kthehet në shtëpi pas një faze në grupe të përkryer.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.