Super Kamza/ Firmos Kenedi Nuanganga, lojtar që ka luajtur në Champions me Genk

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kamza luajti dje një tjetër miqësore dhe e fitoi me rezultatin 5-0. Përballë kishin modestët e Prespës, ndërkohë që dy prej golave i shënoi nigeriani Kenedi Nuanganga.

Mesfushori me tipare sulmuesi sezonin e fundit ka luajtur në Gjeorgji me Dinamo Batumin.

Në të shkuarën ka arritur në të luajë në elitën e futbollit belg. 27-vjeçari ka qenë pjesë e Genk, Roeselare dhe Uesterlo, ndërkohë që është aktivizuar edhe ne Finlandë me Inter Turkun. Me Genk ai ka fituar kampionatin dhe ka luajtur në Champions.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.