Super ofertë nga Kina për Salihin

0
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi
Hamdi Salihi

Superiorja/ Forma e shkëlqyer që ka kaluar Hamdi Salihi këtë sezon në Shqipëri ka bërë që drejt tij të mbërrijnë edhe oferta të majme. Për “bomberin” shkodran i cili aktualisht është pjesë e Skënderbeut ka një ofertë të majme e cila shkon deri në 450 mijë dollarë në sezon. Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, kjo ofertë vjen nga Kina, atje ku lojtari shkodran ka luajtur disa sezone më parë. Vetë Hamdi Salihi për heute.de pak kohë më parë u shpreh: “Në janar kisha një ofertë nga Kina, aty ku kam luajtur një vit dhe krijova në përvojë interesante. Pas bisedimeve me presidentin Takaj ai më kërkoi që të qëndroja të paktë deri në verë. Këtu njerëzit janë të interesuar  për mua dhe kjo është fantastike“. Ndërkohë mendohet se kjo ka qenë arsyeja që ai ka vendosur të qëndrojë tek kampionët, teksa në verë pritet të largohet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.