Super premio dhe ndryshime në formacion

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gol kukesiKukësi do të luajë ndeshjen e dytë me Rudar Pljevlja nesër në Mal të Zi, dhe synimi është kalimi në turin tjetër të Europa League.

Për këtë presidenti Gjici ka hapur “thesin”, dhe sipas Sport Ekspres, për kalimin e turit është vënë një premio prej 100 mije eurosh.

Ndërkohë nga ana tjetër trajneri Lika programon ndryshime në formacion, të cilat do të jenë në mesfushë.

Porta mbetet e pandryshuar me Koliçin, ndërsa edhe në mbrojtje nuk ka lëvizje, pasi do të luajnë Hallaçi, Malota, Shameta dhe Mici.

Në mesfushë do të ketë ndryshime shkruan Panorama Sport, ku ata që të do të ulen në stol janë Muça e Dvornekoviç.

Në lojë do të jenë Dema e Guimaraesh, që së bashku me Kariokën dhe Musollin do formojnë repartin e mesfushës që do të jetë në mbështetje të dyshes sulmuese Emini-Rangel.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.