Superiorja/ Faza e dytë nis në mesjavë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja luhet mesjavën e ardhshme, teksa zhvillohen disa ndeshje të rëndësishme të ndara në dy ditë. Të mërkurën zhvillohen shumica e takimeve, dy prej tyre prej orës 14:00.

Sfidat hapëse rë javës së dhjetë janë Vllaznia-Lushnja (ende nuk dihet se ku do të luhet ky takim) dhe Luftëtari-Teuta. Tri orë më pas Flamurtari dhe Skënderbeu përballen mes tyre në Vlorë.

Të dielën të dyja ndeshjet luhen në të njëjtin orar, me Laçin që pret Partizanin dhe Kamzën që në shtëpi do kërkojë fitoren me kampionët e Kukësit. Të gjitha ndeshjet do transmetohen në “Supersport”.

Kategoria Superiore – Java 10

E mërkurë, 15 nëntor, 2017
Vllaznia – Lushnja 14:00
Luftëtari – Teuta 14:00
Flamurtari – Skënderbeu 17:00

E enjte, 16 nëntor, 2017
Laçi – Partizani 14:00
Kamza – Kukësi 14:00

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU