Superiorja / Formacioni i javës 31 sipas minuta90.com

0
SHPËRNDAJE
Loading...

minuta90.com sjell formacionin më të mirë të javës së 31-të
Argjent Halili – Për Flamurtarin, portieri ka shpëtuar disa herë kuadratin nga goditjet e mesfushorit Progni dhe lojtarëve të Teutës.
Veton Shabani – Mbrojtësi ka arritur të ndalë shumë sulme të shkodranëve në ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Elvis Prençi – Barazimi ndaj Vllaznisë i vlen vetëm për statistikë Korabit, megjithatë mbrojtësi ishte njeriu i ndeshjes ndaj shkodranëve, pasi i dha ekipit të tij një rezultat dinjitoz.
Orjand Beqiri – Mbrojtësi ishte në një ditë të mirë në ndeshjen ndaj Skënderbeut.
Gledi Mici – Loja e mbrojtësit të majtë ishte shumë efektive për Skënderbeun që limitoi një lojtarë si Kristal Abazaj.
Gerhard Progni – Mesfushori ka qenë lojtari më luftarak i Teutës në këtë ndeshje. Mesfushori i majtë ka arritur të vendosë disa herë në provë portën e portierit Halili, qoftë me goditje nga distanca, por edhe me finalizme të aksioneve me goditje drejt kuadratit nga brenda zonës.
Idriz Batha – “Vjedh” një penallti dhe, më pas, e shndërron në gol. I vetmi që nuk stonoi në mesfushë dhe luftoi sa për dy. Kur është në formë, pakkush mund të përballet me të.
Besmir Arifaj – Mesfushori ka treguar një formë të mirë, teksa ka arritur të ndalë shumë sulme të shkodranëve.
James Adeniyi – Sulmuesi, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për pasimet e zgjuara që dha për Skënderbeun ishte një nga më të mirët në fushën e lojës.
Xhevahir Sukaj – Një shans një gol… Nuk është rastësi që ndeshjet e mëdha shpesh i vendos ai… I djeg kohën të riut Cake dhe vulos një ndeshje që mund t’i kushtonte shumë Partizanit. Një gol titulli nga një lojtar i madh.
Pero Pejiç – Ishte njeriu i ndeshjes Kukësi-Laçi. Sulmuesi kroat është gjithnjë në vendin dhe kohën e duhur për të marrë “përdore” Kukësin. Edhe në sfidën kundër Laçit, shtatlarti tregoi një grintë për t’u admiruar, duke mos u mjaftuar me një gol, por duke shënuar dy herë.
Trajner, Sulejman Starova – Fitorja në derbi ka pasur vlera të shumëfishta për Partizanin, pasi, përveç trepikëshit, edhe ana morale e futbollistëve është rritur ndjeshëm para sfidës me Kukësin. Trajneri Starova arriti që të kthente skuadrën e tij në rrugën e fitores, edhe pse futbollistët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Aktivizimi i sulmuesit Sukaj nga trajneri rezultoi deçiziv, pasi ishte pikërisht sulmuesi shkodran që i dha fitoren ekipit të tij

S'KA KOMENTE

Comments are closed.