Superiorja / Formacioni më i dobët i javës 31 sipas minuta90.com

0
SHPËRNDAJE

minuta90.com sjell për ju formacionin më të dobët në javën e 31-të të superiores.
 

Erind Selimaj – Portieri i shkodranëve, ka gabuar në momentin e golit të barazimit që ka shënuar për skuadrën e Korabit, duke lënë katërkëndëshin e boshatisur

Bruno Lulaj – Qendërmbrojtësi i Laçit, ka qenë në një ditë të errët në takimin ndaj Kukësit. Në disa raste ai nuk është kuptuar me mbrojtësit e Laçit, duke lënë të lirë sulmuesin Pero Pejiç, i cili i ndëshkoi me dy gola.

Gëzim Krasniqi – Ndockyt e nxjerr blof tek aksioni i golit. Në pjesën e dytë ka një guxim të tepruar duke kthyer topin me finte në zonën e tij dhe në fund ndëshkohet edhe me të verdhë dhe humb Kukësin. Mbrëmje e errët për shtatlartin.

Harallamb Qaqi – Qendërmbrojtësi i Laçit ka qenë në një ditë të errët në takimin ndaj Laçit. Në disa raste as ai nuk u kuptua me mbrojtësit kurbinas, duke lënë të lirë sulmuesin Pero Pejiç, i cili i ndëshkoi me dy gola.

Klisman Cake – Bëri vetëm një gabim nga mungesa e eksperiencës dhe ai i vulosi ndshjen. Sukaj i djeg kohën dhe hapësirën dhe shënoi me kokë. Derbi ishte shumë i pamëshirshëm për një të ri që gjithsesi ka shumë talent.

Albano Aleksi – Mesfushori nuk arriti ta ndihmonte dot ekipin e Luftëtari, teksa duhet të ishte treguar i vëmendshëm te goli.

Ardit Hila – Në ndeshjen ndaj Flamurtari, mesfushori gabon shumë si në pasime, ashtu dhe në aksionet që duhet të shkatërrojë.

Eraldo Çinari – Në një ditë të mirë nuk ishte sulmuesi, i cili u zëvëndësua nga trajneri Cungu në pjesën e dytë të ndeshjes, në mënyrë që në lojën e ekipit të tij të ndryshonte diçka dhe të arrinte fitoren e dëshiruar.

Eduart Rroca – Mesfushori nuk arriti ta ndihmonte dot ekipin e tij, teksa humbi shumë në rrëmujën e krijuar në mesfushë.

Dejvi Bregu – Për meritë të mbrojtjes së Skënderbeut, por edhe për faktin që ndoshta nuk ishte në një ditë të mirë, mesfushori zhvilloi një ndeshje larg pritshmërive.

Andi Ribaj – Sulmuesi nuk ka forcën e duhur fizike për të udhëhequr të tijtë dhe lejohet të luajë vetëm 50 minuta lojë

Trajner, Armando Cungu – Pothuajse të gjitha skuadrat e Superiores i llogarisin si të fituara pikët me Korabin dhe në këtë fazë të katërt i kanë marrë. Ndërkohë që, nuk rezultoi kështu me Vllazninë. Ekipi i trajnerit Cungu dukshëm i kishte nënvlerësuar dibranët dhe këta të fundit i kanë surprizuar duke i marrë një pikë. Edhe pse trajneri Cungu është parë gjatë ndeshjes mjaft i impenjuar për të drejtuar lojtarët e tij, skuadra nuk ia doli të merrte fitoren.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU