Superiorja, FSHF publikon oraret, kryesueset në një ditë por jo në të njëjtin orar

0
SHPËRNDAJE
loading...

Kampionati shqiptar po bëhet gjithnjë e më shumë i nxehtë, me tri skuadra kryesuese krejt pranë njëra-tjetrës, secila me shanse thuajse të barabarta për fitimin e titullit kampion, Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu. Federata Shqiptare e Futbollit sot ka publikuar kalendarin e fundjavës së ardhshme futbollistike në vend, ku janë programuar dy ndeshje për të shtunën dhe tri të tjera për të dielën (me të parat në renditje si protagoniste).

Flamurtari do të presë në një stadium pa tifozë Vllazninë, e cila dy ndeshjet e fundit është shfaqur si “heroike” me dy barazimet kundër Kukësit dhe Partizanit. Vlonjatëve u duhet me çdo kusht vetëm fitorja, sepse rrezikojnë rënien, kështu që takimi me kuqeblutë do të jetë intrigues. Një ditë më pas do të luhen tri sfida të cilat ngjallin shumë interes; Laçi do të presë Skënderbeun, Kukësi do përballet me Tiranën, ndërsa Partizani Teutën. Fituesit t’i vendosë … fusha!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.