Superiorja – FSHF zbardh kalendarin e javës së 32-të

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FSHFJava e 32-të e Superiores do të luhet në dy ditë, të Premten dhe të Shtunën. Vetëm 1 ditë pas ndeshjeve të vlefshme për javën e 31-të, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e raundit të ardhshëm.

Për të mos krijuar polemika mes klubeve, Federata ka vendosur që skuadrat që kanë objektiva të përbashkët të luajnë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.
Kështu java e 32-të do të nisë me sfidat Teuta-Tirana dhe Flamurtari-Kukësi, që do të zhvillohen të Premten në orën 19:00.
Verilindorët, durrsakët dhe bardheblutë luftojnë mes tyre për vendin e tretë që të kualifikon në Europa League, ndërkohë që Flamurtari është në garë për mbijetesë.

Tre ndeshjet e tjera të raundit të 32-të do të zhvillohen të Shtunën. Dita do të hapet me sfidën Laci-Vllaznia që mund të vendosë shumë për fatet e të dyja këtyre skuadrave në misionin për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë dy rivalët për titullin kampion, Skënderbeu dhe Partizani do mbyllin javën me sfidat të Shtunës në orën 19:00, respektivisht ndaj Bylisit dhe Tërbunit në shtëpi.
Fakti që mesjavën e ardhshme do të zhvillohet java e 33-të e Kategorisë Superiore ka ndikuar në vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit që ndeshjet e raundit të 32-të të luhen të gjitha të Premten dhe të Shtunën, pasi kështu skuadrat do të kenë më shumë kohë për të përgatitur takimet e radhës.

E Premte ora 19:00
Teuta-Tirana
Flamurtari-Kukësi

E Shtunë
Laçi-Vllaznia           16:00
Skënderbeu-Bylis  
19:00
Partizani – Tërbuni
19:00

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.