Superiorja/ Ja kalendari i javës së 7-të

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kategoria Superiore luan sërish në tre ditë, teksa java e shtatë do të zhvillohet nga e shtuna deri të hënën. Dy prej takimeve do të luhen më 21 tetor, ndërsa dy të tjera luhen një ditë më pas.

Dy përballjet e para të ditës së shtunë janë ato Lushnja-Laçi dhe Luftëtari-Kukësi, sfida që luhen të dyja prej orës 14:00.

Një ditë më pas Flamurtari do të ndeshet me Kamzën në Vlorë prej orës 17:00, por më parë, prej orës 14:00, do të jetë Vllaznia që do të luajë me Partizanin në “Loro Boriçi”.

Në Durrës zhvillohet një ndeshje mjaft e rëndësishme midis Teutës dhe Skënderbeut, e përcaktuar të luhet ditën e hënë prej orës 18:00.

E shtunë, më 21 tetor
Lushnja – Laçi (Ora 14:00)
Luftëtari – Kukësi (Ora 14:00)

E diel, më 22 tetor
Vllaznia – Partizani (Ora 14:00)
Flamurtari – Kamza (Ora 17:00)

E hënë, më 23 tetor
Teuta – Skënderbeu (Ora 18:00)

Kategoria superirore

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.