Superiorja/ Java e 10-të rikthehet në 15 nëntor

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kampionati ndërpritet për momentin për shkak se me 13 nëntor Shqipëria luan një miqësore me Turqinë në Antalia. Nga Superiorja janë ftuar Alban Hoxha i Partizanit dhe Sabien Lilaj i Skënderbeut.

Ndërkohë, pas përfundimit të ndeshjes së Shqipërisë rikthehet kampionati me sfida mjaft interesante, që luhen për llogari të javës së 10-të të Kategorisë Superiore.

Faza e dytë nis me përballje si ajo Laci-Partizani, apo Flamurtari-Skënderbeu, që është edhe kryesfida e javës. Shumë me interes pritet të jetë edhe ndeshja Kamza-Kukësi, ndërsa Vllaznia ka për detyrë të mundë Lushnjen dhe të rigjejë fitoren. Luftëtari do tentojë të bëjë detyrën në shtëpi me Teutën.

Kategoria Superiore – Java 10 
15 nëntor, 2017
Laçi – Partizani
Kamza – Kukësi
Flamurtari – Skënderbeu
Vllaznia – Lushnja
Luftëtari – Teuta

S'KA KOMENTE

Comments are closed.