Superiorja luan aktin e fundit, përcakohen oraret e ndeshjeve

0
SHPËRNDAJE

teuta partizaniSuperiorja/ Sektori i Garave në FSHF ka përcaktuar edhe kalendarin e javës së fundit në Superiore. Është vendosur që të gjitha takimet e javës së fundit të luhen në të njëjtën ditë dhe orë, për të shmangur ndoshta aleancat mes dy ekipeve. Ndeshjet janë caktuar të luhen të mërkurën e 18 Majit në orën 17:00. Në këtë javë të fundit pritet të vendosen shumë gjëra, nga titulli kampion tek pjesëmarrja në Kupat e Europës dhe deri tek mbijetesa.

Vëmëndja totale do të jëtë përqëndruar totalisht në dy qytete, Tiranë dhe Vlorë. Partizani që luan për titull kampion do të presë në “Qemal Stafa” Teutën që synon Europën. Ndërkohë në Vlorë skuadra e Flamurtarit do të presë Skënderbeun ku dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshëm, teksa kuqezinjtë luajnë ende për mbijetesën ndërkohë që Skënderbeu kërkon me patjetër fitore për të mos humbur titullin kampion.

flamurtari skenderbeuNdërkohë Kukësi do të presë në fushën e tij Tiranën për të siguruar Europën, ndërkohë Bylis udhëton në Shkodër me misionin e 3 pikëve për mbijetesën e vështirë, teksa Laçi ka një ndeshje të lehtë në letër teksa pret Tëbunin. Ja ndeshjet e javës së fundit në Superiore.

Të merkurën Ora 17:00

Partizani – Teuta (Stadiumi “Qemal Stafa”)
Flamurtari – Skënderbeu (Stadiumi “Flamurtari”)
Kukësi – Tirana (Stadiumi “Zeqir Ymeri”)
Vllaznia – Bylis (Stadiumi “Reshit Rusi”)
Laçi – Tërbuni (Stadiumi “Laçi)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.