Superiorja / Luftëtari “në vend numëro” për sezonin e ri

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Asnjë datë dhe asnjë lëvizje në merkato. Nga surpriza e Kategorisë Superiore në një klub që të paktën gjatë muajve të verës nuk ka arritur të vihet në lëvizje për të nisur përgatitjet e sezonit të ri. Luftëtari që kaloi çdo pritshmëri duke u renditur në vendin e katërt të klasifikimit, tashmë duket në vështirësi të mëdha. Klubi nuk qartëson ende datën e rikthimit të skuadrës në fushën e lojës edhe pse momentalisht të gjitha ekipet e seznit të ardhshëm kanë nisur punën. Situata bëhet më e paqartë në brendësi të organikës.

Njeriu kryesor ose timonieri i skuadrës për sezonin e ri nuk është emëruar ende. Momentalisht është pothuajse e sigurt se trajneri serb Mladen Milinkovic nuk do të drejtojë më skuadrën gjirokastrite dhe koha për të gjetur një tjetër emër të besueshëm shtrëngon. Klubi ka theksuar shpesh herë se pjesa kryesore e skuadrës është e blinduar me kontrata afatgjata çka e bën të pamundur largimin e lojtarëve pa miratimin e drejtuesve, por nëse situata e paqardo të vazhdojë, atëherë skuadra nga Qyteti i Gurtë rrezikon seriozisht të humbasë disa prej emrave që sezonin e kaluar dhuruan emocione dhe spektakël për një tifozeri që futbolli elitar i kishte munguar për 4 sezone.

Heshtja e gjatë rrezikon të ndezë ambjentin që është menaxhuar në mënyrën më të mirë nga i gjithë stafi. Largimi i Zguros është e vetmja lëvizje e konfirmuar deri në këto momente, ndërsa nuk dihet ende nëse Bregu, Abazaj apo Reginaldo do të vazhdojnë aventurën në Gjirokastër. Luftëtari ndoshta po bën bilancin e një sezoni të suksesshëm, por koha nuk pret, sezoni i ri po afron dhe motorët e skuadrave rivale sapo janë ndezur.

Video Player

S'KA KOMENTE

Comments are closed.