Superkupa e Spanjës i takon Athletic Bilbaos (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

2B7303A600000578-3201312-image-a-9_1439850277522
Athletic Bilbao, fituese e Superkupës së Spanjës 2015

Ashtu siç pritej, Superkupa e Spanjës shkoi në qytetin e Bilbaos pas asaj fitoreje të çmendur 4-0 të “luanëve” baskë në ndeshjen parë. Në takimin e kthimit Barcelona nuk shkoi dot më tepër se një barazim 1-1 edhe pse nuk i mungoi dëshira për të përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë.

Ishte Lionel Messi ai që zhbllokoi lojën duke i dhënë njëfarë shprese katalanasve por momenti kyç që thuajse vendosi fatin e trofeut ishte dalja me karton të kuq e Gerard Pique pas protestave të tij ndaj anësorit të ndeshjes. Më pas goli i Aduriz i vuri vulën përfundimtare suksesit të Athletic Bilbaos që e fiton këtë trofe për herë të dytë në historinë e saj (1984, 2015).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.