Superkupa e Turqisë fitohet nga Galatasaray (video/foto)

0
SHPËRNDAJE

Galatasaray ka fituar Superkupën e Turqisë duke mundur 1-0 Bursaspor me gol të Yasin Öztekin në ’21 në një ndeshje jo dhe aq të lehtë por gjithsesi të dominuar nga klubi më i suksesshëm i futbollit turk. Ishte një trofe i veçantë ky pasi ishte i 50-ti në futbollin vendas për klubin nga Stambolli që tashmë mban të treja rekordet e trofeve: 20 tituj kampion, 16 kupa të republikës dhe 14 superkupa përfshirë këtu edhe të sivjetshmen.

GALATASARAY-BURSASPOR SUPER KUPA MACI KUPA TORENI (FOTO:HASAN BOZBEY)
Galatasaray 2015, fitues i Superkupës (Foto: HASAN BOZBEY)
Galatasaray_SK_1908-1909
Galatasaray 1908-09, në foto edhe themeluesi Ali Sami Frashëri, djali i rilindasit tonë Sami Frashërit

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.