Superliga e Kosovës/Fitore shtëpiake në tre ndeshje

0
SHPËRNDAJE

superlige

Janë zhvilluar edhe tre ndeshje të tjera në Superligën e Kosovës dhe skuadrat vendase arrijnë të fitojnë me Hajvalinë dhe Llapin që vazhdojnë të qëndrojnë në lojë për titull dhe Prishtinën që vazhdon ngjitjen në renditje.

superliga
Hajvalia 2-1 Drita (4’Karabagu, 55’Pacolli/58’Shabani)

Hajvalia: Tahiri, Hamiti, Leci, Prekazi, Dragusha, Babaj, Karabegu, Ahmeti, Da Silva, Zeneli, Sergio Da Luiz. Trajner: Ismet Munishi.

Drita: Halimi, Bagjuku, Sejdiu, Tusuni, Ajdari, Berisha, Ramadani, Kelmendi, Murati, Shabani, Haliti. Trajner: Sadat Pajaziti.

Hajvalia arrin një fitore të rëndësishme në shtëpi duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë që mbahej nga Gjilani dhe në pritje të sfidës së Ferronikelit. Goli i parë i sfidës vjen shumë shpejt me Karabagun që shënon që në minutën e 4’ për vendasit që kalojnë në avantazh. Në vazhdimin e këtij fraksioni të dyja kanë mundësitë e tyre për të shtuar golat po nuk ia dalin mbanë. Ndërsa pjesa e dytë nis si një fotokopje e së parës dhe sërish Hajvalia gjen golin këtë me me Pacollin që godet me kokë nga brenda zonë duke dyfishuar shifrat. Por në minutën e 58’ është Xhevdet Shabani për Dritën që ngushton shifrat me një gjysëmrroveshatë. Deri në fund skuadra gjilanase ka provuar të barazoj por pa ia arritur dot. Por edhe në këtë sfidë ka patur problematika mes tifozëve me Intelektualët që kanë tentuar të sulmojnë tifozët vendas por problemet janë shmangur me ndërhyrjen e policisë.

plisat
Prishtina 2-0 Liria (16’L. Osmani, 46’ Thaqi)

Prishtina: Bekaj, Kukaj, Miloviç, Thaqi, Dumani, Boshnjaku, P.Osmani, Dajaku, Lushtaku, Gashi, L.Osmani. Trajner: Sami Sermaxha

Liria: Muhaxhiri, Bytyqi, Dina, berisha, Ramadanaj, Mehmeti, Gjeraj, Fetahaj, memaj, Berbatovci, Rugova. Trajner: Erdogan Celina

Prishtina arrin një fitore me shumë vlerë në shtëpi ndaj Lirisë së Prizrenit duke e parë veten tashmë tre pikë më tepër se Vushtrria që humbi dje. Goli i parë për kryeqytetasit vjen në minutën e 16’ nga Labinot Osmani pas një aksioni spektakolar të Prishtinës. Por me nisjen e pjesës së dytë prishtinalitë shënojnë sërish dhe këtë herë Osmani asisiton Thaqin që dyfishon që në minutën e parë të kësaj pjese. Plisat të dënuar e kanë ndjekur sfidën nga ballkoni i Pallatit të Rinisë duke dhënë mbështetje për skuadrën e tyre.

renditje
Llapi 5-0 Istogu(30’ Shabani,33’Zogiani, 38’Blakqori, 65’Emini, 83’Kuka)

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani, Kuka, Blakqori, Namani, Shabani, Zogiani, Emini, Mavriqi, Zabërgja. Trajner: Tahir Batatina

Istogu: Hajrizaj, Kuqi, Rama, Cacaj, Morina, D.Gashi, Duraku, K.Gashi, Bruqi, Hoxhaj, Hamedi. Trajner: Genc Hoxha.

Një fitore të thellë arrin Llapi Podujevës në Merdarë ndaj skuadrës më të dobët të Superligës, Istogu duke vazhduar të qëndrojë në vendin e katërt dhe ende në lojë për kampion.Deri në minutën e 30’ Istogu po rezistonte mir dhe dukej se për Llapin asgjë nuk do të ishte kaq e thjeshtë por nga minuta e 30’-38’ skuadra vendase shënon tre herë. Janë golat e Shabanit, Zogianit dhe Blakqorit që mbyllin pjesën e parë në avantazh të trefishtë. Por edhe pjesa e dytë ka të njëjtin ritëm dhe muzikë me Llapin që vazhdon të thelloj avantazhin pas golave të Eminit dhe Kukës duke arritur fitoren e parë për 2016.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.