Superliga helvete / Dy shqiptarë në best 11

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Legjionarët / Fundjava në futbollin zviceran foli shqip. Dy shqiptarë shkëlqyen në javën e 22-të e Superligës helvete, duke u përfshirë në Formacionin e Javës nga gazeta më e madhe sportive në Zvicër, Blick.

Bëhet fjalë për Taulant Xhakën dhe Armando Sadikun. Dy futbollistë vendimtarë në skuadrat e tyre. Xhaka mbetet një prej pikave të referimit të Baselit në mesfushë.

Në ndeshjen e fituar 3-1 përballë Lucernës, kuqeziu ishte thuajse perfekt përgjatë gjithë 90 minutëshit të lojës, duke marrë edhe epitetin e “padronit të mesfushës”. Vetëm në një rast thuajse e humbi një duel, duke bërë që Taulant Xhaka të jetë mesfushori me tipare difensive më i mirë në kampionatin zviceran.

Në formacionin e javës nuk mund të mungonte Armando Sadiku. Goli i shkëlqyer i sulmuesit shqiptar i dha fitoren Luganos në fushën e St. Gallen.

Sadiku ka qenë vlera e shtuar për Luganon në 3 ndeshjet e fundit, ku skuadra ka marrë 7 pikë, jo vetëm duke iu larguar luftës për mbijetesë, por tashmë është ngjitur në mesin e klasifikimit.

Kjo ishte rrjeta e tretë në katër ndeshjet e para me skuadrën e Paolo Tramezzanit, duke konfirmuar se Superligës zvicerane i mungonte një bomber rrace si shqiptari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.