Supersfida, Bylis i frikësohet gjykimit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Ballshiotët luajnë sot në shtëpi, në orën 13:00, sfidën me kryesuesen e Grupit B, Lushnja. Një përballje shumë e rëndësishme për të dy ekipet që synojnë ngjitjen në Superiore.
Aktualisht, Lushnja është në krye me gjashtë pikë më shumë se Bylisi. Ekipi ballshiot dje ka zhvilluar seancën e fundit dhe sot është gati për ndeshjen që do të transmetohet në TVSH. Por, duket se Bylisi është i shqetësuar për gjykimin.

Në këtë mënyrë, klubi i ka bërë thirrje FSHFsë që të merren masa dhe të jetë një gjykim sa më korrekt. Administratori i klubit, Daniel Mustafaraj, në një reagim për mediat, është shprehur: “FSHF punon me dy standarde. Dy ditë më parë, na përjashtuan ekipet
e moshave për 2.5 milionë lekë të vjetër, në një kohë që për të rinjtë, FSHF na detyrohet 170 mijë euro dhe 19 mijë franga. Për sa i përket sfidës së sotme me Lushnjën, kemi mësuar se arbitër do të
jetë Andi Koçi. Ne kishim bërë një kërkesë me shkrim që nuk dëshirojmë arbitra si Lorenc Jemini apo Andi Koçi. Kjo është e drejta jonë, pasi këta gjyqtarë na kanë penalizuar shumë. Rasti konkret me Koçin ka ndodhur më 26 tetor 2013 pikërisht
në Ballsh në një sfidë ndaj Lushnjës, ku na ka mohuar një penallti. Ndërsa, në Lushnjë në ndeshjen e fazës së parë, edhe pse në mënyrë zyrtare dhe legjitime kërkuam një arbitër të FIFA-s apo dhe me eksperiencë një javë para ndeshjes, na sollën një gjyqtar që nuk e njihte askush dhe që ka arbitruar ndeshje moshash. Madje, një gjyqtar që ka arbitruar dhe ndihmuar Lushnjën jo vetëm në ndeshjen me ne, kur na anuloi gol, por edhe në një sfidë në
Pogradec! Kjo pra është ajo që ne e vërtetojmë me fakte, ku FSHF
vazhdon që të na shohë me syrin e njerkës”, ka mbyllur reagimin e tij, administratori Daniel Mustafaraj.

Ndërkaq, pritet një dyndje e madhe tifozësh në stadium, pasi hyrja
do të jetë falas. Tifo-grupet kanë nisur organizimet prej disa ditësh për këtë përballje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.