Suprizon Latifi: Nuk largohem nga Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE


Liridon Latifi është një nga lojtarët që e sheh të kryer kalimin e ekipit korçar në fazën tjetër të Ligës së Europës. Në një prononcim për mediat, talenti bardhekuq është shprehur optimist se Skënderbeu do arrijë të fitojë edhe në ndeshjen e kthimit:

“Nuk ka dyshim që në ndeshjen e kthimit do të shohim një Skënderbe tjetër, nisur edhe nga fakti se kundërshtari nuk do të mbyllet në mbrojtje, pasi i duhet të shënojë. Në ndeshjen e parë na mungoi fati, pasi duhet të kishim shënuar së paku 4-5 gola. Gjithsesi, mendoj se ekipi ka nevojë për përmirësim, sidomos tek pasi i fundit dhe konkretizimi. 100% kalojmë ne dhe do të shkojmë më të motivuar në ndeshjen me Kairat. Nuk mendoj për largimin, atë punë e vendos klubi, unë jam i përqëndruar tek Skënderbeu”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.