Suprizon Luftëtari. federon ish sulmuesin e kombëtares

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Një lajm i bujshëm vjen nga Gjirokastra. Në momentet e fundit të merkatos Luftëtari ka arritur të sigurojë shërbimet e një sulmuesi shqiptar, i cili ka qenë pjesë e kombëtares U-21 më parë.

Bëhet fjalë për Vasil Shkurtajn, lojtarin vlonjat që karrierën e tij e ka të lidhur më shumë me Greqinë, por edhe me Portugalinë e Holandën. Shkurtaj është 25 vjeç dhe së fundi ka luajtur për ekipin qipriot Aris Limasol. Në Greqi ka veshur fanellat e Asteras Tripoli dhe Xanthi.

Gjirokastritët kanë marrë kështu një sulmues me përvojë, që do të jetë zëvendësuesi i Rexhinaldos sezonin e ri. Shkurtaj është përfshirë nga klubi i Luftëtarit në listën e federimeve. Një afrim me shumë vlera për ekipin e trajnerit Fernandez.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU