Suprizon Skënderbeu / Tenton të shesë Jashanicën dhe Nimagën për 1 milion euro

0
SHPËRNDAJE


Superiorja/ Skënderbeu shiti këtë verë Liridon Latifin për rreth 1 milion euro te Pushkash Akademi, duke futur në arkën e klubit një shumë të konsiderueshme.

Korçarët nuk do ti mbyllin me kaq tranfserimet në dalje pasi po punohet për shitjen e dy futbollistëve të tjerë të rëndësishëm

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Bajram Jashanica dhe mesfushorin Bakari Nimaga, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të huaja, kryesisht ruse.

Rreth 1 milion euro është shuma që do tentohet të arkëtohet nga shitja e këtyre dy futbollisëve shkruan Supersport, që raporton se për Jashanicën është projektuar si zëvendësues Amir Bilila, që këtë verë kaloi nga Bylisi te Rabotniçki. Transferimi mendohet të kryhet në janar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.