Surkis përgëzon për zgjedhjet, UEFA gati planin për Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE

Armand Duka do të jetë sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi ka marrë 38 vota, kundrejt 24 që shkuan për rivalin e tij, Bashkim Finon.

Pas procesit zgjedhor, për mediet ka folur edhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Grigoryi Surkis, i cili ka vlerësuar procesin dhe ka premtuar se UEFA ka disa plane se si ta ndihmojë Shqipërinë në të ardhmen.

“Më vjen mirë që pavarësisht vështirësive që kemi hasur gjatë këtyre ditëve, Asambleja u zhvillua në kushtet e një niveli të lartë tolerance, transparence dhe demokracie. Tani ka një fitues, por unë mendoj se edhe dy kandidatët e tjerë nuk kanë humbur. I takon presidentit të Federatës që të punojë tashmë për të zhvilluar më shumë futbollin në këtë vend, ndërsa edhe ne kemi disa ide të reja, se si t’ju vijmë në ndihmë. Dëshiroj të përgëzoj edhe Armand Dukën, për fitoren në këto zgjedhje”, deklaroi Surkis

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU