Surpriza në Kupën e Shqipërisë, ja ekipet çerekfinaliste

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15065035_1011799512283050_1999537013_oJanë luajtur ndeshjet e dyta të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, teksa në grupin A nuk ka pasur surpriza, me ekipet e Superiores që kanë kaluar më tej. Ekipet favorite për të kaluar në çerekfinale kanë siguruar biletat e kualifikimit pas zhvillimit të ndeshjeve të kthimit të turit të dytë eliminator.

Skënderbeu ka përmbysur humbjen e ndeshjes së parë në Fier, ndërsa Kukësit i ka mjaftuar fitorja në ndeshjes e parë duke e mbyllur në barazim pa gola ndeshjen me Dinamon. Tirana ka fituar edhe ndeshjen e dytë, ndërsa Laçi ka mposhtur Bylisin dhe ka vijuar garimin për në çerekfinale.

Ndërkohë, në grupin B është regjistruar surpriza e madhe, teksa Partizani është eliminuar nga Besëlidhja. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova kishte si synim sot të përmbyste humbjen 1-0 të ndeshjes së parë në Lezhë ndaj Besëlidhjes, por nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një barazim 1-1 dhe si rrjedhojë i ka dhënë lamtumirën e papritur turneut ku shihej si një prej pretendentëve.

Flamurtari ka kaluar lehtësisht Tërbunin, ashtu si Vllaznia skuadrën e Kamzës. Teuta, që u mund në Krujë dhe pjesën e parë e mbylli në disavantazh me Kastriotin, me tre golat e shënuar në pjesën e dytë ka arritur të fitojë dhe të kualifikohet në çerekfinale.

Ndërsa, çiftet çerekfinaliste janë: Skënderbeu–Laçi, Kukësi–Tirana, Besëlidhja–Flamurtari dhe Teuta–Vllaznia. /minuta90.com/

Skënderbeu-Apolonia 3-0 (4-2)

Golat: Salihi 35’, Adeniyi 52’, 77’

Skënderbeu: Shehi, Idrizaj, Jashanica, Osmani, Abazi, Serginho, Mustafa, Malaj, Zeka, Hoxhaj, Salihi Tr: Andrea Agostinelli

Apolonia: Çako, Broshka, Mehmeti, Balaj, Braka, Kondakçiu, Troka, Uzuni, Hysenshahaj, Dimo, Krasniqi Tr: Elidon Demiri

Kukësi-Dinamo 0-0 (2-0)

Gola: S’ka

Tirana-Luftëtari 1-0 (5-1)

Goli: Vucaj 11’

Tirana: Bakaj, Kërçiku, Muça, Domgjoni, Hoxhallari, Deliaj, Acquah, G. Lika, Vucaj, Nika, Halili Tr: Mirel Josa

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Beqiri, Rapo, Shehu, Brahimaj, Lluka, Zogaj, Dany, Mahmutaj, Faye (në dispozicion: Roko, Boyom, Puçi, Kondilli, Halilaj) Tr: Mladen Milinkoviç

Laçi-Bylis 3-0 (4-1)

Golat: Musaj 12’, 20’, Aquino 64’

Partizani-Besëlidhja 1-1 (1-2)

Golat: Vila 45’+1/ Sidibe 56’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kalari (Fili 62’), Bardhi (Torassa 78’), Batha, Ramadani (Azubel 69’), Trashi, Vila, Ekuban Tr: Sulejman Starova

Besëlidhja: Demi, Smajli, Dibra, Goxha, Ndreca, Diop, Xhemalaj, Sidibe, Marashi, Bajiç, Camara Tr: Alban Bruka

Teuta-Kastrioti 3-1 (4-3)

Golat: Dita 68’, Rashica 75’, Gripshi 85’/ Lilaj 7’

Vllaznia-Kamza 6-0 (8-0)

Golat: Dyca 15’, Pepa 21’, 81’, Krymi 27’, Erkoçeviç 73’, 76’

Vllaznia: Selimaj, Gurishta, Pjeshka, Cicmil, Marku, Vecaj, Krymi, Hoxha, Dyca, Kruja, Pepa Tr: Armando Cungu

Flamurtari-Tërbuni 2-0 (5-3)

Golat: Radoviç 18’, Dushku 28’

Flamurtari: Frashëri (Qirko), Gjinaj, Kuqi, Veliu, Hoxhaj, Dushku, Shkodra (Fazliu), Zeqiri, Radoviç (Tushe), Shehaj, Alves Tr: Gentian Mezani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.