Surprizon Udinese, mund Juventusin në javën e parë (Video)

0
SHPËRNDAJE

FOTO IPP/Massimo Rana Torino 23-08-2015 Calcio Campionato di Serie A 2015/2016 Juventus-Udinese Nella Foto esulta thereau cyril dopo il gol dello 0-1 Italy Photo Press - World Copyright
Thereau feston golin kundër Juves

Serie A 2015-2016 nuk ka filluar në mënyrën më të mirë për Juventusin kampion të Italisë. Bardhezinjtë janë mundur në javën e parë nga Udinese e Colantuonos të cilët arrijnë të pushtojnë Juventus Stadium falë një goli të Cyril Thereau në minutën e 78’. Sulmuesi francez gjendet krejtësisht i vetëm në zone pas një krosimi të një shoku të skuadrës dhe nuk e ka të vështirë të mposhtë Buffonin nga dy hapa. Ka qenë gjuajtja e vetme në kuadrat për miqtë e Udineses të cilët kanë arritur të shfrytëzojnë më së miri rastin e vetëm të krijuar. Zhgënjen Juventusi 2.0 i Allegrit duke shfaqur në fushë vështirësi organizimi dhe mungesën e saktësisë përpara portës. Te bardhezinjtë është ndjerë menjëherë mungesa e tre ish kolonave të skuadrës, Pirlos, Vidalit dhe Tevezit të cilët kanë lënë një boshllëk shumë të madh në skuadër. Për bardhezinjtë bëhet fjalë për humbjen e parë në shtëpi që në javën e parë të kampionatit, që nga koha që kanë debutuar në Juventus Stadium

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golin e Udineses:

https://www.youtube.com/watch?v=MCe9Pi4r3X4

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.