Sven-Goran Eriksson shkarkohet nga kinezët

0
SHPËRNDAJE
loading...


Ish-trajneri i Anglisë Sven-Goran Eriksson është shkarkuar nga ekipi i kategorisë së dytë kineze Shenzhen. Tekniku suedez u ul në stolin e ekipit të League One në dhjetorin e kaluar, por regjimi i tij zgjati vetëm gjashtë muaj pasi regjistroi vetëm pesë fitore në 13 ndeshje.

69-vjeçari u shkarkua pas një ecurie negative prej tetë ndeshjeve pa fitore në kampionat. Ekipi i qytetit të Guangdong emëroi trajnerin vetëm një muaj pasi ishte larguar nga ekipi i Super League kineze Shangjai SIPG.

Ai zëvendësoi holandezin Clarence Seedorf si trajneri i Shenzhen në dhjetor, pasi edhe ish-lojtari i AC Milan dështoi të ngjitej në kategorinë superiore dhe tani pronari i klubit ka goditur sërish. Ish-sulmuesi i Kinës Wang Baoshan është emëruar si zëvendësuesi i suedezit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU