Sykaj e konfirmon: Po, firmosa për Beslidhjen

0
SHPËRNDAJE

Arsen Sykaj firmos me Beslidhjen. Mbrojtësi shkodran ka vendosur për të ardhmen e tij, duke zgjedhur skuadrën lezhjane, që merr pjesë në Kategorinë e Parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sykaj. teksa i kontaktuar nga “Minuta90.com”, ai deklaruar: “Kam firmosur sot pasdite dhe jam shumë i kënaqur”.
sykajMbrojtësi 25-vjeçar, i cili vjet u aktivizua me Vllazninë është i dhjeti përforcim për lezhjanët gjatë kësaj merkatoje verore pas Arsen Hajdarit, Ari Djepaxhias, Arenc Dibras, Arlind Fehratit, Alis Bocit, Mateo Zefit, Samet Hepajt, Sajmir Kastrit dhe Vahedin Pepajt. Bie në sy fakti që nëntë prej tyre kanë dalë nga shkolla shkodrane e futbollit, ndërsa vetëm njëri është nga Kurbini (Kastrati). Beslidhja pritet të rivalizojë bindshëm këtë sezon për t’u ngjitur në Superiore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.