Synimet e Partizanit

0
SHPËRNDAJE

Fischnaller_Manuel_Reggina_2013_12
Manuel Fischnaller

Ndeshjet europiane të Partizanit kanë nxjerrë në pah nevojën për përforcime në disa reparte të ekipit dhe për këtë stafi drejtues po punon për të afruar dy lojtarë cilësorë nga futbolli italian.

Më konkretisht, bëhet fjalë për sulmuesin senegalez Mame Baba Thiam, pronë e Juventus por i huazuar në Belgjikë si dhe për sulmuesin tjetër Manuel Fischnaller, i lindur në Itali por me origjinë austriake.

Duke parë cilësinë e këtyre dy lojtarëve duket pak i vështirë afrimi i tyre në kampionatin tonë por në klubin e kuq po punohet intensivisht në këtë drejtim për të plotësuar boshllëqet e vërejtura në skuadër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.