T.Strakosha, në huazim te Salernitana në Serinë B

0
SHPËRNDAJE

Thomas Strakosha mund të konsiderohet përforcimi i parë i Salernitanës. Ai ka kryer sot vizitat e para mjekësore dhe më pas ka shkuar në rezidencën e klubit salentin për të firmosur kontratën për sezonin 2015/2016. I gjatë thuajse 1 metër e 90 cm, i rritur te të rinjtë e Panionios dhe më pas te “Primavera” e Lacios me të cilën ka fituar edhe një titull, tashmë Thomas kalon në huazim te Salernitana, që mund të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes përfundimtare nëse do të bindet nga shërbimet e portierit i cili është sjellë në Itali nga drejtori lacial Igli Tare. “Jam shumë i emocionuar dhe ndihem shumë i lumtur që do të luaj në këtë skuadër. Mezi pres të filloj pas firmosjes së kontratës”, kanë qenë fjalët e para të tij.

strako
Strakosha gjate mberritjes ne Salerno

Për djaloshin shqiptar (ka edhe pasaportën greke), do të jetë një sezon i rëndësishëm, përderisa pasi ka mbuluar rolin e portierit të tretë gjatë kampionatit të kaluar te Lacio, tani duhet të tregojë se i ka kartat në rregull për të thënë “fjalën” e vet edhe mes të mëdhave. Për këtë arsye, i biri i Foto Strakoshës do të kërkojë të shfrytëzojë plotësisht të gjithë shanset që trajneri Torrente do t’i japë. Mbetet të shihet nëse do të jetë si fillim ai numri 1, apo do të synohet të merret edhe një tjetër portier me përvojë më të madhe, për të shmangur rrezikun që të djegë Thomasin që në filimet e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.