T.Xhaka e Gashi mposhtin Hykën në derbin zviceran

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Zgjati vetëm 20 minuta aktivizimi i njëkohësishëm i Jahmir Hykës, Shkëlzen Gashit dhe Taulant Xhakës në “derbin” e sotëm, Luzern-Bazel, që rezervonte kampionati zviceran, për javën e katërt të tij.
jhDy futbollistët kuqezi të kampionëve në fuqi e kanë nisur takimin si titullar, mirëpo vetëm Xhaka e ka çuar deri në fund, sepse Gashi i rikthyer në fushë që nga fillimi pas dy takimeve mungesë (Sion e Lech Poznan), u zëvendësua në minutën 66-të nga trajneri Fisher. Për sulmuesin nuk duket se është një periudhë edhe aq e mirë, përderisa nuk po preferohet në vazhdimësi nga trajneri i ri i Bazelit, teksa golat për i shënuan Embolo (2) dhe Delgado.
Ndërkohë që Hyka është aktivizuar vetëm me nisjen e pjesës së dytë, duke zënë vendin e Haas. Shtatshkurtri shqiptar ka vazhduar sfidën brenda sfidës me Taulant Xhakën, i cili ka triumfuar në fund 3-1 brenda në Luzern.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.