Ta duam kapitenin deri në fund!

0
SHPËRNDAJE

 

Lorik-Cana-620x371
Momenti i prekjes se topit me dore

Deri dje kishim një ëndërr të madhe, pjesmarrjen në një eveniment të tillë gjigand, tashmë që e arritëm, kërkojmë ta fitojmë atë! Por fitorja jonë më e madhe është vlerësimi në sytë e të gjithë Botës, ndeshja e mirë me një lojtar më pak për t’i treguar të gjithëve se edhe ne luajmë futboll.

Por duket absurde mënyra se si sulmohen lojtarët tanë në rrjetet sociale dhe jo vetëm, në mënyrë të vecantë kapiteni Lorik Cana.

Të flasësh për Canën më parë duhet të kthesh kokën pas, të analizosh kontributin e tij mbi 90-të ndeshje me Kombëtaren! Po mbi 90-të ndeshje, duken si 90-të minuta të shkruajtura në një artikull, por janë beteja të luftuara me gjak, djersë dhe sakrificë. Kush e ka parë Canën që nga ai debutim ndaj Zvicrës nuk e hedh poshtë dashurinë dhe kontributin e tij për Kombëtaren, për më tepër për një “vetvrasje” ndaj Zvicrës.

canaa
Cana

Nuk po kërkojmë të bëjmë avokatin e tij, sepse kontributi i tij për Kombëtaren e bën më së miri këtë, por sigurisht s’mund të pranojmë injorancën e disa personave që mendojnë se dinë gjithcka për futbollin dhe kryqëzojnë një legjendë si Cana për një gabim, që fundja po të donte nuk e prekte fare topin me dorë dhe nuk vetflijohej!

Gabimet ndodhin nga të gjithë, Cana nuk kaloi një fundsezoni të mirë në rradhët e Nantes në Francë. Këto janë pasojat që duken në fushën e blertë, por sigurisht nëse vërtet hiqemi sikur e duam Kombëtaren, kapitenin duhet ta duam deri në fund, deri në sekondën e fundit që do të mbajë veshur fanellën tonë dhe jo ta hedhim poshtë për një gabim.

Lorik Cana
Lorik Cana

Padyshim, tani do të thoni se s’ishte i pari, edhe ne jemi dakord që ka gabuar edhe më parë, por gabime bëjnë edhe mbrojtës të rangut botëror. Cfarë do t’u themi mbrojtësve të Brazilit që pësuan 7 në shtëpi? T’i pushkatojmë? Për më tepër, kur Serbia dhe Greqia thurin ironi ndaj tij, edhe ne i forcojmë më së miri dëshirat e tyre duke sulmuar kapitenin tonë. Gabim!

cana1
Lorik Cana

Përpara se të analizojmë gabimet e tij, le të shikojmë pak realitetin në sy, Cana është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të Kombëtares sonë, për këtë duhet të prisni edhe pak kohë, ku edhe vetë ju që e sulmoni në këto momente, më vonë do të ndjeni mall, pasi ka një filozofi të pashpjegueshme në botën e futbollit: dicka të mirë dhe me vlera nuk e kupton mirë në momentin kur e ke përpara syve të tu, por kur ajo të mungon për një kohë të gjatë. Kështu është edhe historia e Canës, pas 4-5 viteve do të kuptoni më mirë rëndësinë e tij, mbani shënim këto fjalë në memorien tuaj dhe respektojeni kapitenin deri në sekondën e fundit…/Minuta90.com

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.